Balla: Ishte një nder i madh për mua të shërbeja si Ministër i Brendshëm

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Shqipërisë, Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale falenderon të gjithë bashkëpuntorët e tij në Ministrinë Brendshme, të cilën e drejtoi nga korriku i vitit 2023 deri më sot.
“Ishte një nder i madh për mua të shërbeja si Ministër i Brendshëm, ku si gjithnjë u mundova të krijoja një frymë skuadre me të gjithë, në përpjekjet e përditshme për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.I qendrova binjdes dhe standartit se unë si Ministër i Brendshëm, kisha nderin për t’i udhëhequr, duke dëgjuar dhe mbështetur, duke mësuar prej tyre dhe duke zbtritur në çdo nivel të veprimtarisë së kësaj ministrie, në çdo zyrë e komisariat nga Vermoshi në Konispol”, ka theksuar Balla, transmeton IndeksOnline.
“Shtrëngova duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe i kam dëgjuar më vëmendje hallet dhe ankesat e tyre. Rritja e pagës brenda mundësive të buxhetit të shtetit, pagesa e ushqimit, orëve shtesë dhe kreditë e buta për banim, mendoj se ishin hapat e duhur drejt një trajtimi sa më të mirë financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, AMP dhe Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit”, shkruan tutje ai.