Kishin arritur marrëveshje para gjashtë muajsh, skuadra kroate sot zyrtarizon sulmuesin kosovar

Futbollisti Ernis Qestaj është transferuar përfundimisht në skuadrën kroate, NK Slaven Belupo.
Marrëveshja ishte arritur para gjashtë muajsh, kurse sot 18-vjeçari zyrtarizohet me fanellën e klubit kroat, shkruan Indeksonline
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratën me Slaven Belupin. Unë tashmë i njoh lojtarët sepse kam stërvitur me ta që tri javë. Aktualisht jam në fazën e rehabilitimit dhe mezi pres të rikthehem në teren. Do jap maksimumin që të përmirësohem dita-ditës dhe të jem i gatshëm kur të më jepet mundësia”, ishin fjalët e para të lojtarit kosovar
Ernis Qestaj ishte pjesë e Phoenixit, ndërsa transferimi i tij te klubi kroat është bërë me parametra zero./Indeksonline/