75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / G T

Drejtorit të AKI-së i kërkohet kujdes me publikimin e identitetit dhe informacioneve të Agjencisë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, bashkë me anëtarët e këtij komisioni kanë takuar drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin.

Kjo është bërë e ditur nga ana e deputetës Musliu përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Komisioni Parlamentar per Mbikëqyrjen e AKl-së, ka përmbyllur sesionin pranverorë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me takimin që u mbajtë në drejtorinë qendrore të AKI-së’’, ka bërë të ditur Musliu.

Po ashtu është bërë e ditur se drejtorit të AKI-së, i është kërkuar të ketë kujdes me publikimin e identitetit dhe informacioneve të Agjencisë.

‘’ Komisioni Parlamentar dhe unë si Kryetare e këtij Komisioni kemi  përcjellur me vëmendje të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar nga AKI dhe për AKI-në, prandaj kemi kërkuar nga Drejtori Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesëshem, të përgjegjëshem e mbi të gjitha profesional në punën e tyre. Po ashtu  si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit tê pozitave te disa zyrtarêve te Agjencise duke konsideruar si veprim të dëmshem dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit tê zyrtarêve te AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, pérveç qé paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së  e në disa raste edhe mund të rrezikoj jeten zyrtarève tê saj’’.

Më tej, Musliu kërkoi nga qytetarët dhe mediat që të jenë të vëmendshëm dhe të tregojnë kujdes kur raportojnë apo komentojnë çështje të ndjeshme që përfshijnë punonjësit dhe metodat e punës së AKI-së./Indeksonline/