75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 02 Gusht 2024 / k.v

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, Elshani: S’ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglare të Zubin-Potokut.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani.

Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se policia po merret me rastin.

“Shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin”, ka thënë ai.