75 Mall Live Search
13:02 / E Premte, 02 Gusht 2024 / L K

Mexhiti thotë se pushteti i tij dje intervenoi që udhëtimi i presidentes Osmani të realizohej pa shqetësime

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Izet Mexhiti ka thënë se organet shtetërore dje kanë reaguar menjëherë për të lejuar udhëtimin e presidentes Osmani.

Mexhiti e ka quajtur si keqkuptim situatën e krijuar.

“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar midis MPB-së, TAV-së dhe sigurimit të presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, shkruan Mexhiti në reagim./Indeksonline/