75 Mall Live Search
23:45 / E Premte, 02 Gusht 2024 / Gj. Sh

Mësohen gjysemfinalet e futbollit në Lojërat Olimpike

Janë mësuar ndeshjet gjysëmfinalet e futbollit në kategorin e meshkujve në Lojërat Olimpike ”Paris2024”.

Franca e cila mposhti Argjentinën, në gjysëmfinale do të përballet me kombëtaren e Egjiptit, e cila eliminoi Paraguain, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me datë 5 gasht nga ora 21:00, në stadiumin ”Parc Olimpique Lyon”, në Lyon.

Në të njëjtën ditë, të henën nga ora 18:00 luhet edhe gjysëmfinalja tjetër mes Spanjës dhe Marokos.

Kjo ndeshje zhvillohet në ”Stade Velodrome” në Marseille./IndeksOnline/