Lëndohet Zac Efron, dërgohet në spital

Zac Efron u dërgua në një spital të Spanjës mbrëmë pasi pësojë një incident të vogël në një pishinë.
Një përfaqësues i Efron tha për TMZ, se ai është mirë.
‘’Zac u dërgua në spital si masë paraprake pas një incidenti të vogël noti në Ibiza të premten mbrëma. Na është thënë se ai doli nga spitali këtë mëngjes dhe po shërohet mirë.‘’ tha ai. /IndeksOnline/