75 Mall Live Search
17:52 / E Diele, 04 Gusht 2024 / FR

Aksident mes veturës dhe traktorit në Vushtri, lëndohet një person

IndeksOnline raportoi më herët për një aksident mes një veture dhe një traktori në Vushtri.

Rasti ka ndodhur sot në orët e pasdites në dalje të Vushtrrisë në drejtim të Skenderajt.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ku bëri të ditur se një person ka mbetur i lënduar.

“Shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Zaiti.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërehet që traktori është ndarë përgjysmë.