75 Mall Live Search
17:06 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / LB

“Bëhuni gati”, Noizy del me njoftimin e radhës

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, këto ditë ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të një përleshje në Pejë.

Ai u raportua se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Këngëtari 37-vjeçar nuk është lajmëruar akoma në polici dhe se po kërkohet intensivisht, madje është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve në lidhje me këtë rast.

I njëjti do të performonte në natën e sotme (e hënë) në Gjilan, por paralajmëroi se e ka anuluar koncertin.

Megjithatë, krijuesi i “OTR” ka njoftuar datën e një tjetër koncerti, i cili do të mbahet në Sarandë.