Llapi bëhet me sponzore, femra e parë që sponzorizon një klub futbollistik

Firma në Zvicër e drejtuar nga shqiptarja, Mirvete Jahiu me prejardhje nga Bujanoci, do të jetë sponsorja e parë femër në skuadrën e LLapit të Podujevës.
Gjatë takimit të djeshëm që Jahiu zhvilloi me presidentin e KF Llapi, Beqir Batatina, u arrit marrëveshja që firma “JAHIU REINIGUNGEN” të jetë një nga sponsorët e klubit për këtë vit.
Presidenti Batatina e falënderoj Jahiun, për mbështetjen dhe çmoj lart rolin e saj si femër sponsore e një klubi Kosovarë.
