75 Mall Live Search
20:43 / E Martë, 06 Gusht 2024 / Gj. Sh

Inspektorati i Punës hap zyrën në Zveçan

Sot Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, në ambientet e Komunës së Zveçanit nënshkroi marrëveshje me Kryetarin e Komunës, Ilir Peci, për hapjen e zyrës së Inspektoratit Qendror të Punës në hapësirat e kësaj komune.

Nikçi falënderoi  Pecin për bashkëpunimin dhe shprehi kënaqësinë me rastin e hapjes së kësaj zyreje në Komunën e Zveçanit ku theksoi se të drejtat e punëtorëve do të mbikëqyren edhe në këtë pjesë të Republikë së Kosovës.

Ndërkaq, kryetari shprehi vendosmërinë në bashkëpunimin mes pushtit lokal dhe atij qendror për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Zveçanit.