Shënohet rasti i parë i virusit “Ethet e Nilit” në Kosovë

Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë i virusit “Ethet e Nilit”.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i Infektivës, Arben Vishaj.
“Po, e kemi një rast të konfirmuar. Është një paciente. Nuk është diçka alarmante. IKSHPK-ja do të del me të dhëna zyrtare”, tha Vishaj për Klankosova.tv
Ky virus është rikthyer në Shqipëri pas 13-vjetësh.
Deri tani numri i atyre që e kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi kanë shkuar në tre.
Lidhur me rastin atje ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
MSH-ja atje ka bërë të ditur lidhur me simptomat nga ky virus.
Simptomat:
80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare.
20% e rasteve shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si:
Ethe;
Dhimbje koke;
Lodhje;
Dhimbje trupi;
Dhimbje të kyçeve;
Vjellje;
Dhimbje në sy;
Rrash (skuqje e lëkurës);
Rreth një për qind e rasteve zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, që mund të përfshijnë:
Encefalit (inflamacion i trurit)
Meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore)
Paralizë.