75 Mall Live Search
19:35 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / G T

Maqedonci: Baca Deli Haxhosaj pavarësisht problemeve shëndetësore, nuk pranon të thehet

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e ka vizituar sot në Gjakovë Deli Haxhosajn, një nga bashkëluftëtarët e tij, për të cilin shprehu konsideratën më të lartë.

Sipas Maqedoncit, Haxhosaj pavarësisht problemeve shëndetësore, nuk pranon të thehet.

‘’Sot isha në Gjakovë për vizitë tek baca, Deli Haxhosaj i cili pavarësisht sulmit në tru dhe në zemër vazhdon të jetë ai që ka qenë gjithmonë, i kthejllët në mendje e i fortë në zemër.Me të u njohëm gjatë periudhave të arta të organizimit dhe luftës së armatosur çlirimtare. Tani pavarësisht problemeve shëndetësore ai mbahet i fortë dhe nuk pranon të thehet’’, është shprehur Maqedonci.

Të paçim me shëndet, baca Deli./Indeksonline/