75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / G T

Kurti e Çeku vizitojnë Prizrenin, marrin pjesë në ‘’Dokufest’’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar qytetin.

Ata morrën pjesë në një drekë pune si të ftuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ambasadës së Francës në Kosovë në kuadër të festivalit të filmit Dokufest.

Kurti vlerësoi lart rëndësinë kulturore që festivali DokuFest ka për vendin dhe veçoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kinematografisë.

Theksojmë se duke filluar nga ky vit, DokuFest do të jetë partner i platformës Euro Connection si korrespondent për Kosovën.

Kjo platformë është platforma kryesore në Festivalin Clermont-Ferrand për bashkëprodhimet e filmave të shkurtër.

Nga ky vit, DokuFest do të organizojë thirrje për projekte nga Kosova që do të prezantohen në platformë, me synim nxitjen e partneriteteve për bashkëprodhime të filmave të shkurtër ndërmjet kompanive evropiane dhe ndërkombëtare të prodhimit./Indeksonline/