Arrestohet një person në Gjakovë, publikoi foto në rrjete sociale me armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, në Gjakovë, pasi kishte publikuar foto me armë zjarri në rrjetet e tij sociale.
Sipas policisë, të dyshuarit i janë konfiskuar dy armë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto duke ekspozuar një armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar 2 armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/