75 Mall Live Search
20:04 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / Gj. Sh

E quajtën “biznesmen i ndikuar”, Pacolli-Osmanit: Të votova, po rrezikoni sigurinë time dhe të familjes, dilni me fakte

Kur lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli tha për incidentin e presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit, duke thënë se “nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan…”, nga presidenca ai u godit duke e quajtur “biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

E lidhur me këto akuza, sot ka reaguar vetë Pacolli.

I pari i AKR-së konsideron se me këto akuza, institucioni po rrezikon sigurinë” e tij dhe të familjes së tij.

Lidhur me akuzat nga presidenca, Pacolli i kërkon që të dalin me prova “përndryshe qytetarët do ta kuptojnë se nga institucioni juaj është shpifur se paku, dhe është udhëhequr një fushate linçuese ndaj meje”, shprehet ai.