75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 09 Gusht 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Anglia bëhet me trajner të ri

Lee Carsley është emëruar trajner i ri i përkohshëm i kombëtares angleze.

50-vjeçari do të udhëheq ”Tre Luanët” në ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë muajit shtator, shkruan IndeksOnline.

Ai do ta zëvendësoj Gereth Southgate, i cili dha dorëheqja pas eliminimit nga Kampionati Evropian.

Carsley ka qenë në radhët e Anglisë që nga viti 2020, fillimisht duke marrë drejtimin e skuadrës U20.

Ish-mesfushori i Everton dhe Derby County ishte trajner i Anglisë U21 që nga viti 2021.

Carsley e udhëhoqi atë skuadër drejt lavdisë së Euros U21 verën e kaluar, duke mposhtur Spanjën 1-0 në finale për t’i siguruar Anglisë titullin e parë në kompeticion që nga viti 1984.

“Është një nder të rritem dhe të drejtoj këtë skuadër të Anglisë në baza të përkohshme. Duke qenë se jam shumë i njohur me lojtarët dhe ciklin e futbollit ndërkombëtar, ka kuptim që unë të drejtoj ekipin ndërsa FA vazhdon procesin për të rekrutuar një trajner të ri.

Prioriteti im kryesor është të siguroj vazhdimësi dhe synimi ynë është të sigurojmë promovimin në Ligën e Kombeve të UEFA-s”, tha Carsley.

Ai do të debutojë me 7 shtator, në ndeshjen kundër Irlandës./IndeksOnline/