75 Mall Live Search
14:52 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / Gj. Sh

Ederson mbetet te Manchester City edhe për një sezon

Ederson nuk do të largohet nga Manchester City.

Përkundër interesimit të dy skuadrave arabe, Al Nassr dhe Al Ittihad, do të qëndrojë te kampioni i Anglisë së paku edhe për një sezon, shkruan IndeksOnline.

Këtë e kanfirmuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Është lehtësim i madh që Éderson dhe Stefan Ortega qëndrojnë. Karizma e Éderson, konsistenca e tij… ishte e pamundur të bënim atë që bëmë pa të. Jam vërtet i kënaqur që ai qëndron.”, ka deklaruar tekniku spanjoll./IndeksOnline/