75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Reagon zv/kryeministri Limaj: Vrasja e Ivanoviqit akt i shëmtuar dhe qyqarë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar pas vrasjes se politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Limaj e ka vlerësuar si qyqarë dhe të shëmtuar këtë akt.

Numri dy i qeverisë Haradinaj ka ftuar institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe autoret e krimin të marrin dënimin e merituar.

“Vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq, është akt i shëmtuar dhe qyqar. Ftoj institucionet përgjegjëse që sa më shpejt t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe autorët e krimit ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limajt./Indeksonline/