Vdekja e dyshimtë e Matthew Perry-t, arrestohet një person

Policia ka bërë të paktën një arrestim në lidhje me vdekjen e yllit të “Friends ”, Matthew Perry, sipas një raporti nga TMZ.
Një hetim u hap pasi Perry u gjet i vdekur në vaskën e tij më 28 tetor 2023.
Shkaku i vdekjes së tij u konsiderua si ‘ efektet akute të kematinës’, ndërsa me hetimin e mëvonshëm thuhej se ishte edhe përdorimi i drogës.
TMZ tani ka raportuar se dyshohet se janë bërë arrestime në lidhje me vdekjen e Perry.
Publikimi citon ‘burime’ të cilat pretendojnë se një urdhër u ekzekutua kundër një mjeku dhe ‘disa tregtarëve’ të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në furnizimin e Perry-t me ketaminë./Indeksonline/