75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 16 Gusht 2024 / H F

“Fëmijët të pasigurtë në internet”/ “IWF”: Imazhe pornografike shpërndan në Whatsapp

Asgjë nuk po e ndalon përhapjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve në WhatsApp, ka paralajmëruar një grup sigurie.

Fondacioni Internet Watch (IWF), një organizatë që ndihmon në zbulimin dhe heqjen e përmbajtjes së abuzimit të fëmijëve nga interneti, po i bën thirrje kompanise Meta, e cila zotëron WhatsApp, të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët dhe për të vendosur mekanizma sigurie.

Thirrja vjen pasi nje nder prezantuesit me te vjeter te medias britanike, BBC, u deklarua fajtor per krijimin dhe imazheve te pahijshme te femijeve.

Edwars pranoi se kishte 41 imazhe të pahijshme të fëmijëve, të cilat i ishin dërguar nga një burrë tjetër në WhatsApp. Dan Sexton, shefi i saj i teknologjisë, tha se Meta “po zgjidhte të mos” siguronte që imazhet e pahijshme të mos përhapeshin.

“Do të doja të bëja këtë pyetje: si do ta parandalojë Meta që kjo të mos ndodhë përsëri? Tani për tani, asgjë nuk i ndalon ato imazhe dhe video ekzakte të atyre fëmijëve që shpërndahen në atë platformë, edhe pse ne e dimë për këtë, dhe ata e dinë për këtë, dhe policia e di për këtë”, tha ai.