Klopp rikthehet nga pushimi, vendos të drejtoj një skuadër

Jurgen Klopp ka qenë me pushime në Mallorca gjatë gjithë verës pasi njoftoi largimin nga skuadra e Liverpoolit.
Trajneri gjerman është pa kontratë por do ta shohim së shpejti në stol, shkruan Indeksonline.
Ai do të rikthehet në Dortmund në një ndeshje lamtumirëse të dyshes, Lukasz Piszczek dhe Jakub Blaszczykowski.

Klopp menaxhoi të dy futbollistët në kohën sa ishte trajner i Dortmundit derisa do të jetë përsëri në stol për ndeshjen miqësore.
Ndeshja lamtumirëse do të luhet me 7 shtator në Sigal Iduna Park të Dortmundit. /IndeksOnline/