Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se për rastin e vrasjes në Ferizaj është arrestuar edhe një person i dyshuar.
“Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet nga IPK.
Për vrasjen në Bibaj është arrestuar dhe suspenduar dhe një polic që dyshohet se ka kryer aktin. Ai është ndaluar për 48 orë.