75 Mall Live Search
12:57 / E Diele, 18 Gusht 2024 / MSH

Pika kufitare në Merdarë, më e ngarkuara

Pas përfundimit të pushimeve për shumicën e bashkatdhetarëve, ata kanë marrë rrugët e gjata drejt perëndimit.

Kësisoji, edhe në disa prej pikave kufitare është shtuar dukshëm fluksi i daljeve.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdarë.

Qytetarët që ia kanë mësyer kësaj pike kufitare po presin deri në 90 minuta.

Ndërkaq, më të shkurtra janë pritjet te Dheu i Bardhë e në Muçibabë.

Teksa kolona në Merdarë është deri në 400 metra, në Muçibabë raportohet të jetë 70 metra.

Më poshtë të dhënat e përditësuara dy orë më parë nga Qendra për Menaxhim Kufitar.