75 Mall Live Search
00:03 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / FR

‘’Shqiponja’’ braktis plazhin pranë Budvas, shkak muzika dhe ngjyrat e flamurit serb (VIDEO)

Në mes të rërës dhe temperaturave të larta, në njërin prej plazheve malazeze, u panë turistë shqiptarë, mbështjell me një peshqir me simbolet, flamurin kuq e zi.

Megjithatë, ky pushim duket se u shndërrua në një arenë tensioni kombëtar, meqë edhe turistë serbë, u panë të kishin pranë tyre një peshqir, flamurin e Serbisë, transmeton klankosova.tv.

Veç kësaj, ndikim duket të kishte edhe një muzikë serbe në sfond, çka dhe raportohet të ketë bërë që shqiptarët të braktisin në ato momente plazhin e Jazit pranë Budvas.

Nuk dihet nëse kishte një përballje mes të dyja palëve, megjithatë një video e publikuar dëshmon momentin kur turistët shqiptarë përgatiten të largohen nga aty.