75 Mall Live Search
08:51 / E Martë, 20 Gusht 2024 / AR

Aktorja e njohur diagnostikohet me kancer në gji

Aktorja Danielle Fishel, ylli i serialit hit të viteve nëntëdhjetë, Boy Meets World, ka zbuluar se ka kancer në gji.

“Kohët e fundit u diagnostikova me DCIS, i cili është shkurtim i karcinomës duktale in situ, që është një formë e kancerit të gjirit,” tha ajo në podkastin e saj.

“U zbulua shumë herët. Është teknikisht faza zero,” iu th ajo fansave.

“Do të jem mirë. Do të bëj një operacion për ta hequr. Do të kem edhe trajtim shtesë. Më është dashur të marr shumë vendime në ditët e fundit”, tha ajo. /Indeksonline/