75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / A. M.

Hoxha me Dinamon bëjnë hap të madh drejt grupeve të Championsit

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka luajtur deri në minutën e 63-të për Dinamo Zagrebin që mposhti skuadrën e Azerbajxhanit, Qarabag.

Dinamo të martën mbrëma mposhti Qarabagun me rezultatin 3:0 në Zagreb, në ndeshjen e parë të fazës së plejofit të Ligës së Kampionëve.

Marko Pjaca shënoi golin e parë në minutën e 29-të, kurse dy golat tjerë, Dinamo i shënoi në pjesën e dytë.

Realizues i dy golave ishte Sandro Kulenoviq. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 75-të, kurse për rezultatin final, 3:0, shënoi në minutën e 80-të.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Azerbajxhan.