Një granatë në Ferizaj çon policinë drejt gjashtë bastisjeve, arrestohen tre persona

Një granatë dore raportohet të jetë gjetur gjatë kontrollit në një kasafortë në Ferizaj.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, kur edhe është tërhequr në mënyrë të sigurt granata, raporton Indeksonline.
Gjetja e granatës ka iniciuar në zgjerimin e hetimeve edhe në gjashtë lokacione, ku policia ka kryer bastisje.
Në njërin nga lokacionet e bastisura është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 40 fishekë.
Lidhur me rastin, tre të dyshuar janë arrestuar.
“Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje” deklaron policia./Indeksonline/