75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / MSH

Arrestohet në Leposaviq personi që kreu vjedhje në mars

Në mars të këtij viti, një i dyshuar në Leposaviq u raportua se i shkaktoi dëme një pronari, duke vjedhur gjësende.

I dyshuari në fjalë, sipas policisë, kishte vjedhur 6 goma me fellne metali, qe i përkisnin ankuesit.

Pas një pune hetimore nga organet e rendit, i dyshuari u arrestua dje.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë./Indeksonline/