75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / G T

Xhudistë të huaj në Kosovë, marrin mësime nga “maestro” Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Që nga dita e diel, po mbahet Kampi Ndërkombëtar Përgatitor në Qendren Nacionale të Xhudos në Pejë.

Ky është kampi i dytë për këtë vit dhe kësaj radhe po marrin pjesë xhudistë e xhudiste nga 9 shtete të Evropës.

Këta të fundit po mbajnë ushtrimet e udhëhequra nga Kryemjeshtri Driton Kuka, dhe trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Ndër të tjerash pjesëmarrës janë edhe klubet e xhudos të Kosovës bashkë me xhudistët e xhudistet tona.