75 Mall Live Search
08:20 / E Premte, 23 Gusht 2024 / G T

Armend Thaqi i pakënaqur te Cluji, kërkon largimin nga Rumania!

Skuadra e Prishtinës po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit mes Armend Thaqit dhe klubit të tij Cluj.

Egziston mundësia që Ish-kapiteni mund të rikthet në kryeqytet nëse largohet nga Rumania, shkruan Indeksonline

31 vjeçarin përveç Prishtinës po e ndjek edhe Gjilani, raporton Gazeta Olle.

Thaqi është njëri ndër, nëse jo mbrojtësi më i mirë anësorë në histori të futbollit të Kosovës, gjersa ardhja e tij do të blindonte repartin defansiv në klub.

Ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij, pasi ai nuk është i lumtur te Cluji shkaku i minutazhit të pakët./Indeksonline/