75 Mall Live Search
08:00 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / FR

Parashikimi i motit për këtë fundjavë, kaq do të shkojnë temperaturat

Mot i nxehtë parashihet të mbajë gjatë kësaj fundjave në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Herë pas here do të kalojnë vranësira, por nuk priten të reshura. 

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, deris ato maksimale arrinë vlera prej 33C e 36C.

Nga dita e martë sërish priten kushte më jostabile, që sjellin mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit. 

“Mot kryesisht me diell parashihet edhe ditën e hënë.  Nga dita e martë sërish priten kushte më jostabile, që sjellin mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit.  

Temperaturat zbresin në 30C e 28C.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C.  Do të fryjë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s”, thuhet në njoftim.