75 Mall Live Search
16:29 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / MSH

KFOR-i monitoron me helikopter vijën kufitare

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar pamje nga monitorimi me helikopter i vijës kufitare.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme, për të gjitha komunitetet.

May be an image of 1 person, helicopter and text
May be an image of 7 people and helicopter

Njëherazi, konsolidohet edhe stabiliteti rajonal.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

May be an image of helicopter