75 Mall Live Search
18:34 / E Diele, 25 Gusht 2024 / G T

Xherdan Shaqiri pas 12-vjetësh rikthehet me fanellën e Baselit, ky ishte reagimi i tifozëve

Xherdan Shaqiri ka bërë debutimin e tij të parë pas 12-vjetësh me fanellën e Baselit në Superligën e Zvicrës.

Baseli mposhti 2:0 Yverdonin në ndeshjen e javës së pestë në elitën futbollit zvicran, shkruan Indeksonline

Në minutën e 66’të, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë duke zëvendësuar Fink-in.

Të gjithë tifzoët u ngritën në këmbë për ta mirëpritur legjendën e futbollit “Helvetik”.

Kujtojmë që Shaqiri e kishte nisur karrierën pikërisht te Baseli, prandaj vendosi të rikthehej dhe ta mbyllte karrierën në këtë klub./Indeksonline/