Aksident trafiku në Veternik, krijohen kolona (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave rrugës për Veternik të Prishtinës.
Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen veturat e shkatërruara.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në aksident.
Aktualisht në këtë pjesë të rrugës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve./IndeksOnline/