Mësohet paga e Arijon Ibrahimoviqit te Bayern Muncheni

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviq duket se do të jetë pjesë e Bayern Munchen për sezonin e ri 2024/25.
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihen pagat vjetore të lojtarëve të klubit nga Gjermania, shkruan Indeksonline
Lojtari shqiptar merr 1.5 milionë euro në vit nga gjiganti i futbollit “bavarez”.
Futbollisti me pagën më të lartë te Bayern Muncheni është sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane. Ai paguhet plotë 25 milionë euro në vit.
I dyti me pagën më të lartë te kampioni i shumëfishtë në Bundesliga është Manuel Neuer me plotë 21 milionë euro në vit.
Kujtojmë se Arijon Ibrahimoviqi momentalisht është i lënduar dhe e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje./Indeksonline/
💰 The salaries of all Bayern players. pic.twitter.com/alYYTg8xZP
— Bayern & Football (@MunichFanpage) August 27, 2024