75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / MSH

Marrëveshja me Suedinë për çështjet penale, qeveria kërkon autorizimin nga presidentja

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri propozimvendime që kërkohet autorizimi nga presidentja e Republikës së Kosovës për Ministrinë e Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes që kanë të bëjnë me çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

Këto propozimvendime janë, Propozimvendimit për t’i kërkuar presidentes së Kosovës dhënien e Autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë.

Propozimvendimi i dytë për t’i kërkuar presidentes Osmani dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë si edhe propozimvendimi për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD).

Zëvendësministri i drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se këto marrëveshje janë bërë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet penale mes Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.