75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / mp

Për pa pagën minimale, Rukiqi: Vendim i vonshëm, puro për përfitime elektorale

Berat Rukiqi anëtari i LDK-së,e ka publikuar një tabelë me çmimet esenciale dhe pagën minimale të vitit 2021 dhe atë vitit 2024, e cila është rritur nga qeveria dje në një vendim.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se vendimi i ekzekutivit për pagën minimale është i vonshëm.

“Këto të dhëna janë treguesi më i saktë, për efektin real të vendimeve të Qeverisë në raport me pagën minimale, të cilat po kthehen në vendime pa efekt për mirëqenien e qytetarëve, pasi që janë të vonshme dhe bëhen shkel e shko, puro për përfitime elektorale të partisë në pushtet”, ka thënë Rukiqi.

Më poshtë e keni listën që e ka publikuar Rukiqi: