Zyrtare: Trippieri pensionohet nga Kombëtarja e Anglisë

Futbollisti i Newcastle United, Kirean Trippier, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.
Pas aventurës së fundit në Euron 2024, Trippieri i ka dhënë fund aventurës me “Tre luanët”, shkruan Indeksonline
“Kurrë nuk e kam menduar që një djalë nga Bury do të luaj për shtetin e tij. Ishte ndjenja më e veçantë në jetën time”, u shpreh Trippieri.
Trippieri ishte një lojtar kyç i trajnerit Gareth Southgate në Euro-t dhe Botëroret e fundit, duke pasur një impakt të jashtëzakonshëm në fazën e mbrojtjes.
33-vjeçari gjatë karrierës së tij me ekipin e parë të Anglisë ka zhvilluar 54 ndeshje dhe ka shënuar një gol./Indeksonline/
54 caps, one very special goal and countless memories ❤️@trippier2 has announced his retirement from international football. Thank you for everything, Tripps!🏴 pic.twitter.com/9Bhqvi0jvs
— England (@England) August 29, 2024