75 Mall Live Search
14:37 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / G T

Zvicra zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit, ftohen vetëm dy shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës me trajnerin Murat Yakin ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit.

Në këtë listë bëjnë pjesë vetëm dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Uran Bislimin dhe Granit Xhakën, shkruan Indeksonline

Uran Bislimi fiton besimin e plotë të trajnerit Murat Yakin pas super paraqitjeve që po bën me Luganon në garat e UEFA-s.

“Helvetikët” do luajnë dy ndeshje në UEFA Nations League, ndaj Danimarkës më 5 shtator dhe ndaj Spanjës më 8 shtator./Indeksonline/

Image