75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / L K

Goditet për vdekje një këmbësor nga vetura në Gjilan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Një 36-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë,  ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën,  është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë.

Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë , si pasoj e plagëve të pësuara në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

Shkaqet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, ka njoftuar Hashani.