75 Mall Live Search
20:47 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / H F

Maqedonci: Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, për të frenuar ndikimin rus në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe njëherë vendosmërinë e saj për frenimin e ndikimit rus në Ballkan.

Maqedonci tha se kjo u konfirmua nga vetë vizita në Kosovë e shefit të CIA-s, William Burns.

Në intervistën e tij klankosova, ministri Maqedonci, ka ndarë pikëpamjet e tij mbi çështjet kryesore të sigurisë referuar zhvillimeve të shumta të kohës së fundit por dhe planet e kapaciteteve të FSK-së.

”Vlerësoj që mundësia për përshkallëzim në regjion do të mbetet prezente gjersa mbetet prezente ideja e Serbisë për hegjemoni në Ballkan dhe përderisa kjo ide nga strukturat shtetërore përkthehet operacionalisht përmes kërcënimit ushtarak dhe shfrytëzimit të grupeve jo-formale të armatosura dhe të organizuara nga strukturat e sigurisë në Serbi”, thotë ai mes tjerash.

Maqedonci ka thënë se vizita e Burns paraqet vazhdimësinë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor.

“Vizita e Shefit të CIA-së, William Burns tregon për vazhdimësinë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor por dhe për vendosmërinë e SHBA-ve për të frenuar ndikimin rus në Ballkan dhe pengimin e realizimit të synimeve të Rusisë për destabilizim e regjionit dhe minimim e proceseve të integrimit euro-atlantik. Vlerësoj që mundësia për përshkallëzim në regjion do të mbetet prezente gjersa mbetet prezente ideja e Serbisë për hegjemoni në Ballkan dhe përderisa kjo ide nga strukturat shtetërore përkthehet operacionalisht përmes kërcënimit ushtarak dhe shfrytëzimit të grupeve jo-formale të armatosura dhe të organizuara nga strukturat e sigurisë në Serbi”, ka thënë ai.