75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 30 Gusht 2024 / k.v

Ishte dënuar me 1 vit burgim, arrestohet 46-vjeçari në Prishtinë

Të enjten në Prishtinë është arrestuar i dënuari E.Q., 46-vjeç, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresat.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Kanosje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej  një viti burgim.

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së  gjykatave./IndeksOnline/