75 Mall Live Search
19:38 / E Premte, 30 Gusht 2024 / FR

BE-ja refuzon kërkesën e Kievit për të trajnuar trupa brenda Ukrainës

BE-ja ka hedhur poshtë një kërkesë nga Kievi që blloku të trajnojë ushtarë ukrainas brenda vendit të shkatërruar nga lufta, por do t’i trajnojë ata sa më afër territorit ukrainas, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

BE-ja ka trajnuar rreth 60 mijë ushtarë ukrainas brenda kufijve të bashkimit ekonomik që nga pushtimi i vendit nga Rusia dhe do të synojë të trajnojë 15 mijë të tjerë deri në fund të vitit, tha Borrelli.

Kievi i ka kërkuar BE-së të konsiderojë disa trajnime brenda Ukrainës, duke argumentuar se kjo do të ishte më e shpejtë, më ekonomike dhe logjistike më e lehtë sesa brenda BE-së.

Por shumë vende të BE-së hezitojnë të vendosin trupa brenda Ukrainës, duke shprehur shqetësime për sigurinë e tyre dhe duke vënë në pikëpyetje nëse një veprim i tillë do t’i devijonte forcat ukrainase nga misioni i tyre kryesor.

Borrell u tha gazetarëve: “Disa shtete anëtare ishin gati, të tjerët ngurruan. Më në fund vendosëm që trajnimi të jetë sa më afër Ukrainës, por jo në territorin ukrainas”, raporton Sky News.