Për herë të parë po instalohet ngrohja në “Fadil Vokrri”

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtorës së kryeqytetit “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se, për herë të parë, është duke u instaluar ngrohja në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Sipas Osmanit, projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm efiçiencën e ngrohjes dhe të ofrojë kushte më të mira për fushën e lojës gjatë gjithë vitit.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Për herë të parë po instalojmë ngrohjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”
Po e mbyllim javën, duke filluar punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri të ngrohjes për fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm eficiencën e ngrohjes dhe të ofrojë kushte më të mira për fushën e lojës gjatë gjithë vitit.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!