Moyes: Carroll në Chelsea? Nuk jam në dijeni!
Menaxheri i West Hamit, David Moyes nuk është në dijeni që kampionët e Premierligës, Chelsea janë të interesuar për shërbimet e Andy Carrollit.
Raportohet nga mediat angleze se Blutë e Londrës kanë ofruar plotë 30 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.
Megjithatë një gjë e tillë është hedhur poshtë nga trajneri i “Hammers”.
“Ata nuk kanë kontaktuar me mua. Nëse ata kanë kontakte me dikë tjetër, atëherë unë nuk e di këtë. Për momentin Carroll është në skuadrën time, dhe sigurisht që nuk dua t’a humbas asnjë futbollist”, ka thënë Moyes.
Kujtojmë se Carroll ishte transferuar në Liverpool, por kishte dështuar ta tregonte më të mirën./IndeksOnline/