75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / Gj. Sh

Zhvillimet e fundit në veri, forca të shumta të KFOR-it vërehen rrugëve të Kosovës (VIDEO)

Forca të shumta të KFOR-it janë parë sot në Kosovë.

Si pasojë e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, KFOR-i ka vendosur ta rrisë dukshëm prezencën e tij në Kosovë, duke vëzhguar nga afër çdo zhvillim të sigurisë në rajon.

KFOR-i në një intervistë, njoftoi se trupat shtesë gjatë ditës së sotme mbi urën e Ibrit janë pjesë e “operacioneve rutinore”

KFOR-i po vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /IndeskOnline/

Më poshtë ndiqni videon: