75 Mall Live Search
21:57 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / G T

“Nuk ndalet as me armë”, Pep Guradiola për Erling Haalandin: S’ka mbrojtës që…!

Skuadra e Manchester Cityt shënoi tjetër fitore në Premier League, pasi mposhti 3:1 West Ham Unitedin.

Tri gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland – duke shkuar kështu në shifrën e shtatë golave në vetëm tri ndeshje këtë edicion, shkruan Indeksonline

Trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes doli para mediave dhe foli për sulmuesin e tij.

Ai tha se s’ka asnjë mbrojtës që mund ta ndalojë sulmuesin e tij.

“Erling Haaland është i pandalshëm. Nuk ka mbrojtës që mund ta ndalojë atë, madje as me armë. Ai është shumë i fuqishëm”, u shpreh Pep Guardiola.

Kujtojmë që Erling Haaland tani është në shifrën e 69 golave në Premier League në 69 ndeshje./Indeksonline/