Lamtumirë “maestro”, Ilir Daja përshëndetet me lojtarët e Ballkanit

Ilir Daja dhe Ballkani pritet të ndajnë rrugët shumë shpejt.
Trajneri nga Shqipëria është përshëndetur me lojtarët dhe do të largohet nga skuadra me të cilën u shpall kampion tre herë radhazi.
Është gazetari Lorik Gashi që ka njoftuar për zhvillimet e fundit në kampin e kampionëve, duke treguar se trajneri tashmë është përshëndetur me skuadrën.
Daja, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet trajner i Dinamos së Tiranës, klub që ka bërë përpjekje prej një kohe të gjatë për të nënshkruar me të.