Vdes aktori i njohur në moshën 51-vjeçare

Ka vdekur Obi Ndefo, aktori i njohur për rolet e tij në Dawson’s Creek dhe Stargate SG-1. Ai ishte 51 vjeç, shkruan Deadline.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur motra e tij Nkem Ndefo.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. “Më thyhet zemra që humba vëllanë tim të vogël dhe e di që më në fund është në paqe”, ka shkruar ajo./Indeksonline/